75 Mall Live Search
18:36 / E Martë, 13 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ekspertët zbulojnë katër lloje të ndryshme të obezitetit

Trashja mund të ndahet në katër lloje të ndryshme, thonë shkencëtarët.

Hulumtuesit analizuan suksesin e operacionit t humbjes së peshës, që mund të jetë e rrezikshme për shëndetin e njerëzve.

Duke përdorur rezultatet, ata ishin në gjendje të krijojnë katër grupe të dallueshme të obezitetit.

Ata shpresojnë se zbulimi i tyre se nuk është një lloj i vetëm i obezitetit do të ndihmojë në zhvillimin e trajtimeve  më të personalizuara të humbjes së peshës.

Katër grupet, të cilat ende nuk janë emëruar zyrtarit, ndryshojnë në çdo gjë, nga normat e diabetit deri në prevalencën e ngrënies së tepërt.

Në grupin e parë, i quajtur grupi i diabetit, pacientët kishin nivele të ulëta të kolesterolit të ashtuquajtur “të mirë” dhe niveleve të larta të diabetit.

Ata në grupin e dytë, kishin më shumë gjasa të kishin zakone jo të shëndetshme të të ngrënit, ndërsa ata në grupin e katërt kishin ë shumë gjasa të ishin të trashë që nga fëmijëria.