75 Mall Live Search
08:49 / E Premte, 19 Mars 2021 / OSH

Eksperti amerikan i përgjigjet provokimit të Vuçiqit, kërkon nga Biden të reagojë

Eksperti amerikan, Alon Ben Meir, ka reaguar ndaj provokimit të presidentit serb, Aleksander Vuçiq, i cili dje publikoi një fotografi të hartës së Kosovës me flamurin e Serbisë në të.

Ben Meiri me një postim në Facebook ka thënë se SHBA-ja dhe BE-ja duhet ta dënojnë këtë provokim të Vuçiqit.

Ai ka shtuar se presidenti amerikan, Joe Biden, duhet t’i dërgojë porosi të qartë Vuçiqit, se pavarësia e Kosovës s’do të jetë më kurrë objekt negociimi.

“SHBA-ja dhe BE-ja duhet ta dënojnë provokimin e Vuçiqit. Presidenti i SHBA-së duhet t’i dërgojë mesazh të qartë Vuçiqit se pavarësia e Kosovës nuk do të jetë më kurrë subjekt diskutimi”, ka shkruar Alon Ben Meir.

Ndryshe, kosovarët tanimë kanë hapur edhe një peticion online që rrjeti social, Instagram, t’ia fshijë foton me përmbajtje nxitëse Vuçiqit.