75 Mall Live Search
14:01 / E Martë, 08 Dhjetor 2020 / A. M.

Eksperti amerikan jep alarmin/Covid-19: Janari do të jetë i tmerrshëm

Eksperti amerikan, Anthony Fauci, ka paralajmëruar për rritje të rasteve të reja me COVID-19 pas festës së Krishtlindjes.

Javën e kaluar në SHBA nga COVIDI-19 kanë humbur jetën 15 mijë njerëz, që është java më vdekjeprurëse, që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit

Megjithatë, ekspertët shëndetësorë paralajmërojnë së më e keqja pritet të vijë. Ata kanë ngritur alarmin që numri i të vdekurve gjatë javëve apo muajve të ardhshëm do të rritet, sepse njerëzit gjatë festave të fundvitit do të takohen me familjarët e tyre, pavarësisht paralajmërimeve të zyrtarëve shëndetësorë.

“Mendoj se janari do të jetë i tmerrshëm, sepse të të sëmurëve gjatë Ditës së Falënderimeve do t’u bashkohen të sëmurët e Krishtlindjeve. Askush nuk dëshiron të modifikojë apo të mbyllë vendin për festat e fundvitit, por jemi në momente shumë kritike.

Megjithatë, nuk mund të shmangim faktin se do të jetë shumë e vështirë për të gjithë ne”, ka shtuar eksperti amerikan i sëmundjeve infektive.