14:25 / E Mërkurë, 21 Tetor 2020 / OSH

Eksperti amerikan: Gjatë 5 muajve të ardhshëm, do të hyjmë në periudhën më të vështirë të Covidit-19

Dekani i shkollës nacionale për mjekësinë tropikale në Fakultetin e Mjekësisë Baylor, Peter Hotez, ka paralajmëruar se katër deri në pesë muajt e ardhshëm do të hyjmë në periudhën më të vështirë të pandemisë.

“Katër apo pesë muajt e ardhshëm janë vendimtar, kur edhe do të hyjmë ndoshta në periudhën më të vështirë të kësaj epidemie. Sado e vështirë të jetë, së shpejti do të përkeqësohet”, ka shtuar Hotez.

Ai rekomandon formimin e “njësisë” së miqve apo anëtarëve për muajt e ardhshëm, me qëllim që të shmanget përhapja e mëtejme e COVIDIT-19. Hotezi beson se mund të ndodhë dyfishimi i numrit të të vdekurve, duke theksuar se “bëhet fjalë për gjëra të vështira”.

“Ajo çfarë jam munduar t’ua shpjegoj njerëzve është se do të jetë më mirë, por që do të kalojmë nëpër një periudhë të tmerrshme”, ka shtuar ai.

“Mundohuni që gjatë asaj kohe të mos jeni vetëm dhe të mendoni për atë se mund të këshilloheni me ekspertë të ndryshëm për gjendje mendore. Njerëzit do të ndihen të braktisur, do të ndihen sikur janë vetëm. Bëhuni gati për këtë, por mbani në mend do të bëhet më mirë”, ka thënë për fund mjeku Hotez.