23:48 / E Shtunë, 24 Tetor 2020

Eksperti amerikan reagon për skandalin e dy milionëve: Kosovarët po e humbin besimin tek qeveria

Për skandalin e vjedhjes së dy milionë eurove nga Thesari i Kosovës, ka reaguar edhe eksperti amerikan, Alon Ben Meir.

Ky i fundit duke komentuar rastin në fjalë, me anë të një postimi në Facebook ka thënë se Kosova ka dështuar që ta luftojë korrupsionin dhe të ndërtojë një sistem juridik të aftë për t’i zhdukur këto dukuri negative.

Sipas tij, ajo që po ndodhë tani është gjëja më e keqe, pasi që siç shprehet Ben Meir, kosovarët po e humbin besimin në qeverinë e tyre.

“Kosova vazhdimisht ka dështuar të luftojë korrupsionin dhe të ndërtojë një sistem të fortë juridik edhe tani, njëzet vjet pas përfundimit të luftës dhe dymbëdhjetë vjet pasi Kosova shpalli pavarësinë. Njerëzit po humbin besimin tek qeveria e tyre,  që është gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë një kombi të ri që lufton për t’i dhënë rinisë së tij në veçanti një shpresë për një të ardhme më të mirë”, ka thënë ai.

Postimi i plotë:

Disa ditë pasi u botua raporti i Komisionit Evropian për Kosovën në vitin 2020, i cili thekson se përparimi në luftën kundër korrupsionit mbetet i ulët, mbi dy milion euro u vodhën pas një shkelje në Zyrën e Thesarit të Kosovës. Ministrja e Financave Hykmete Bajrami konfirmoi në një konferencë për shtyp pasi u zbuluan transaksionet, duke thënë “Ka katër transaksione të dyshimta, të cilat u ekzekutuan nga llogaria e Zyrës së Thesarit që vepron brenda Ministrisë së Financave. Dy milion euro janë transferuar në llogarinë e një operatori ekonomik. ” Kosova vazhdimisht ka dështuar të luftojë korrupsionin dhe të ndërtojë një sistem të fortë juridik edhe tani, njëzet vjet pas përfundimit të luftës dhe dymbëdhjetë vjet pasi Kosova shpalli pavarësinë. Njerëzit po humbin besimin tek qeveria e tyre,  që është gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë një kombi të ri që lufton për t’i dhënë rinisë në veçanti një shpresë për një të ardhme më të mirë.