13:35 / E Hënë, 13 Korrik 2020 / indeksADMonline

Eksperti francez: Vaksina efektive ndaj koronavirusit s’ka gjasa të dalë deri më 2021

Ekzistojnë pak shanse për një vaksinë që ka efekt 100 për qind ndaj koronavirusit, deri më 2021, paralajmëroi një ekspert francez të dielën, duke u bërë thirrje njerëzve të marrin më seriozisht masa për distancimin shoqëror.

Epidemiologu Arnaud Fontanet, duke folur në televizionin BFMTW, tha: “Ekziston një përpjekje e madhe për të zhvilluar një vaksinë, por unë do të isha i befasuar nëse do të kishim 100 për qind efektive, në vitin 2021”.

“Ne duhet të jetojmë më këtë virus. Këtë verë le të respektojmë distancën fizike, të paktën”, tha ai, duke theksuar se tubimet e mëdha ishin kërcënimi kryesor./Indeksonline/