17:24 / E Premte, 05 Korrik 2019 / indeksADMonline

Eksperti i futbollit: Manchester United është ‘dakord’ për marrëveshjen me De Ligt

Manchester United dhe Ajax kanë arritur një marrëveshje mbi transferimin e mbrojtësit Matthijs De Ligt, thotë eksperti i futbollit evropian Julien Laurens.

De Ligt pritet  të largohet nga Ajax këtë verë pas një sezoni fantastik, transmeton Indeksonline.

19-vjeçari është një nga lojtarët më të kërkuar në futbollin evropian për shkak të paraqitjeve të tij për klubin dhe për kombëtaren e Holandës.

Paris Saint-Germain, Manchester United dhe Barcelona kanë shfaqur interes për De Ligt, por destinacioni i tij i preferuar është Juventusi.

Megjithatë, oferta e Juventusit thuhet se është vetëm 55 milion € me një tjetër € 10 milionësh për t’u paguar në shpërblime./Indeksonline/