Eksperti i futbollit, tregon arsyet se pse Minamino është i përsosur për Liverpoolin
Liverpooli e ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me Takumi Minaminon, dhe ai do të jetë pjesë e skuadrës angleze që nga 1 janari.
Ky transferim i Liverpoolit po merr mjaft komente pozitive, duke u quajtur si një lojtar i përsosur për Liverpoolin.
Për këtë ka folur edhe eksperti Kevin Hatchard, i cili e ka lëvdëruar punën e Liverpoolit, që ka arritur ta transferonte këtë superfutbollist.
Ai ka thënë “Një nga gjërat më të mëdha për të është se ai është i gjithanshëm“.
“Ai mund të luaj në qendër të sulmit, në zona të ngjashme ku luan Roberto Firmino, por ai gjithashtu mund të luajë edhe më gjerë, kështu që Sadio Mane ose Mohamed Salah mund të pushojnë“.
“Ai është i qëndrueshëm, ai është mësuar të luajë në një ekip me presion të lartë, kështu që ai ka energji, ai ka një ritëm të madh, dhe ka vëmendje të madhe që të bëjë asistime të sakta”, tha eksperti.
Futbollisti mori vëmendje e tifozëve të futbollit me paraqitjet e tij, e më së shumti me paraqitjen kundër Liverpoolit nga fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, ku kishte arritur të shënonte një gol dhe të asistonte një tjetër. /Indeksonline/
