21:11 / E Premte, 07 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Eksperti i kibernetikës: Kosova në luftë kibernetike, po përjeton sulmin më të madh ndonjëherë

Eksperti i kibernetikës, Hekuran Doli përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka thënë se sulmet e shumta kanë bërë që të ballafaqohemi me luftë kibernetike në Kosovë.

Sipas tij, ky sulm është më i madhi që ai ka përjetuar në karrierën e tij, duke e konsideruar këtë situatë edhe si luftë kibernetike.

“Për ndryshe miq, këto dite po jetoj kohet me te vështira te karrieres time profesionale. Ne dy ditet e fundit po ballafaqohemi me sulmin kibernetik me te madh me te cilin jam ballafaqu ndonjehere ne karriere, pavaresisht se kam mendu se kam pa gjithecka ne kete aspekt. Sic po verehet, Kosova eshte ne lufte kibernetike. Fatmiresisht deri ne kete moment po mbahemi mire, nuk e di cka ndodhe ne minutat ne vijim. 🙂

Botes online, dhe pasojave te sulmeve te tilla mund edhe te mos i kushtoni rendesi, mirepo permes botes online po lekunden shtetet me stabile. Hiç me large, shikoni kah Franca. Ne kemi shume me pak kapacitete intelektuale dhe financiare, por shpresoj qe fati dhe mbeshtetja te jete ne anen tone” ka shkruar Doli në postimin e tij./Indeksonline/