Eksperti i sigurisë në BE për situatën në Kiev: Do të jetë ditë shumë e vështirë

Zyrtari i lartë i Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, Gustav Gressel, ka thënë se dita e sotme do të jetë e vështirë.
Ai ka duartrokitur rezistencën ukrainase, sidomos pas sulmeve të mbrëmshme në Kiev, por ka vlerësuar se rrethanat e vështira do të jenë të dukshme sot.
“Përsëri, mbrojtja e Ukrainës duket se është konsoliduar gjatë natës. Asnjë tërheqje. Rezistenca që ata bënë është, për të mos thënë, heroike. Në këto rrethana të vështira. Uau. Por prisni një ditë shumë, shumë të vështirë” ka shkruar ai në Twitter.
Mbrëmë, Kievi u godit nga një mori raketash, duke u përballur me sulme të natës.
Mëngjesi gjeti kryeqytetin ukrainas të dëmtuar rëndë dhe deri më tani raportohet për 35 të lënduar./Indeksonline/