75 Mall Live Search
18:42 / E Diele, 29 Maj 2022 / AR

Eksperti i sigurisë: Vrasjet në Kosovë po kryhen me armë ilegale

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, ka folur për vrasjet në Kosovë derisa ka thënë se ato po kryhen nga armë ilegale.

Gjatë katër muajve të parë të vitit 2022 në Kosovë kanë ndodhur 25 vrasje, duke mos përfshirë muajin maj, ndërsa më 2021 kanë ndodhur 27 vrasje.

Si problem shihet edhe mbajtja e armëve ilegale, për të cilat thuhet se janë mbi 250 mijë.

Ibishi ka thënë për KP se trendi i vrasjeve me armë zjarri ndryshon, por shqetësuese mbetet numri i madh i armëve ilegale te qytetarët.

“Kemi raste të vrasjeve të rënda dhe vrasje të rëndomta, dhe trendi nganjëherë është rritje dhe ulje. Shqetësuese është një numër i madh i armëve te qytetarët, armëve ilegale, pasi zakonisht nga këto kryhen edhe vrasjet.

Shqetësimi tjetër është që derisa policia po e jep vendimin përfundimtar, pra shqetësimi te qytetarët dhe te familjarët e viktimave është që këta nuk po e marrin vendimin përfundimtar”, tha Ibishi./Indeksonline/