75 Mall Live Search
12:05 / E Mërkurë, 03 Shtator 2025 / G T

Eksperti Marciniak do të gjykojë në ndeshjen Zvicër-Kosovë

UEFA-ja ka zbuluar gjyqtarët për ndeshjen mes Kombëtares së Zvicrës dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Szymon Marciniak do të jetë gjyqtari kryesor për këtë ndeshje, i shoqëruar nga homologët e tij: Tomasz Listkiewicz, Adam Kupski (asistent), Pawel Raczkowski (gjyqtar i katërt) dhe Tomasz Kwiatkowski (VAR).

Ndeshja mes Zvicrës dhe Kosovës zhvillohet të premtën në orën 20:45 në Basel./Indeksonline/