19:18 / E Diele, 21 Tetor 2018 / indeksADMonline

Eksperti paralajmëron rrezikun nga niveli i arsenikut që gjendet në orizin e foshnjave

Nivelet e rrezikshme të arsenikut janë gjetur në shtatë produkte popullore të orizit të shitur në supermarkete.

Testet mbi 26 ushqime të orizit të foshnjave zbuluan se pothuajse një çerek e tyre i thyen rregullat e sigurisë shëndetësore të BE.

Eksperti i hulumtimit të ushqimit profesor Andy Meharg i tha programit se prindërit duhet të kufizojnë orizin e foshnjës duke përdorur atë vetëm 30 gram në ditë- rreth tre lugë. Por ai i tha The Mail këtë të diel se personalisht nuk do të ushqente fëmijët e vegjël fare me oriz.

“Si prind unë do të rrezikoja duke i dhënë fëmijëve të mi një ushqim të tillë”.

Profesor Meharg tha se përqendrimet e vogla të arsenikut mund të kenë një ndikim të rëndë në zhvillimin imun, rritjen dhe IQ te fëmijët e vegjël.

ai bëri thirrje për informacione shtesë në paketimet e orizit, në mënyrë që prindërit të zgjedhin se cfarë dëshirojnë të blenë./Indeksonline/