21:57 / E Martë, 22 Nëntor 2022 / AR

Eksperti shpjegon kostot dhe avantazhet që duhet të dini për ngrirjen e vezëve riprodhuese

Vendimi për të ngrirë vezët tuaja është shumë personal. Disa gra që duan fëmijë, janë të detyruara ta bëjnë këtë prej diagnostikimit me një sëmundje të caktuar si për shembull kancer, ndërsa të tjera e bëjnë për preferencë, për të pasur një fëmijë më vonë gjatë jetës, shkruan rrjeti britanik The Independent.

Por cilado që të jetë arsyeja, gratë që ngrijnë vezët e tyre kanë shënuar çuditërisht një  numër në rritje dekadën e fundit, teksa në Britani interesimi për procedurën është rritur me rreth 50 përqind dy vitet e fundit.

Muajin e kalaur një çift në Oregon, SHBA, lindën binjakë nga vezë/ embrione të ngrira në prill 1992, duke i bërë ato embrionet më të vjetra që rezultojnë në lindje të gjalla.

Embrionet vinin nga një burrë 50-vjeçar e një grua 34-vjeçare donatore vezësh, që u vendosën tek nëna Rachel Ridgeway tre dekada më vonë, dhe rezultuan në binjakë.

Gjinekologu dhe eksperti i fertilitetit në rrjetin Fertility Plus, Dr Amit Shah, thotë se ngrirja e vezëve konsiston në katër faza:

Investigimi, vlerësimi, pranimi
Stimulimi i vezores
Mbledhja e vezëve
Përgatitja dhe ngrirja e vezëve
“Vlerësimi është konsultimi fillestar he analizat e gjakut të vezores”, thotë Shah për The Independent.

“Pas rezultateve, jepet plani i trajtimit të ngrirjes së vezëve bashkë me mjekimet e mundshme të fertiliteti që duhet të përdoren”.

Ai shton se pacientëve u kërkohet të nënshkruajnë formën e pranimit të procedurës nga organet zyrtare, që detajojnë për sa kohë donë të ngrini e depozitoni vezët, dhe se çfarë duhet të ndodhë me to në rast të vdekjes suaj.

Pas finalizimit të detajeve nis procedura e ngrirjes me një periudhë të shkurtër para-trajtimi, ku kryen injeksione stimulimi të vezores.

Kjo zakonisht zgjat deri në dy javë para se vezët të hiqen në ditën e kirurgjisë, që zakonisht caktohet mëngjesin më pas.

“Procedura kryet në formë trans-vaginale, në të cilën me anë të një ageje hyhet në vezore,” shpjegon Shah.

“Numri i vezëve që rekuperohen ndryshon dhe pas procedurës pacientes i thuhet se sa vezë janë rekuperuar. Nuk ka aktualisht asnjë mënyrë për të parashikuar numrin e vezëve apo cilësinë e tyre deri në përfundim të procedurës,” thotë ai.

“Kjo ndiqet nga një proces laboratorik, në të cilin vezët ngrijnë. I gjithë procesi duhet të kryhen nën kujdesin e ekspertëve.”

Vezët mund të ngrihen për një cikël maksimum prej 10 vitesh, ndërsa gratë që i ngrijnë për arsye mjekësore, mund të kenë zgjedhjen për t’i ngrirë për disa dekada”.

Arsyeja dhe avantazhet
Shah thotë se procesi ndihmon gratë që diagnostikohen me kancer, trajtimet e të cilit që mund të prekin fertilitetin e tyre.

“Por kohët e fundit gratë nisin të kërkojnë të ruajnë fertilitetin e tyre edhe për arsye të tjera, siç janë ato shoqërore,” shton Shah.

Gjithsesi eksperti shton se ngrirja e vezëve nuk garanton “lindjen e një bebeje”.

“Prandaj të gjitha pacientet duhet të balancojnë sa më mirë vendimin e tyre për ngrirjen e vezëve”.

Në vend të vendimit për të ngrirë apo jo vezët, doktori këshillon: “Mënyra më e mirë është të mbledhësh sa më shumë informacion. Konsultohu me ekspertët dhe vendos cila është rruga më e mirë për ty”.

Në Britani ngrirjen e vezëve e kanë të drejtë të gjitha gratë me diagnoza shëndetësore në sistemin shtetëror shëndetësor NHS.

Në klinika private Shah thotë se procedura kushton nga £6,000 deri në £6,500 për një cikël trajtimi.

Në lidhej me moshën më të mirë për ta bërë këtë rrjeti Manchester Fertility shkruan: “Sasia e cilësia e vezëve tuaja reduktohet me kalimin e moshës, prandaj është më mirë të bëhet në të tridhjetat, por gjithsesi çdo moshë nën 35 vjeç sjell zakonisht përqindje më të mirë suksesi”./TopChannel/