Ekspertiza e Deharit, Tomë Gashi: Prokuroria Speciale duhet të tregoj të vërtetën, pa manipulime

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka njoftuar se ende nuk e kanë pranuar ekspertizën e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Gashi thotë se Prokuroria Speciale duhet të tregoj të vërtetën, pa manipulime, raporton Indeksonline.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria Specile duhet te tregoj te verteten – pa manipulime!
Prokuroria Speciale e Republikes se Kosoves ekspertizen e kane marre para 12 diteve.
Qellimisht apo rastesisht ben hapa te gabueshme ne rasin e hetimit te vrasjes se Astrit Deharit, ajo ka publikuar nje komunikate per media me komente te veta para se te ju dergoj kopje te ekspertizes shtese te Institutit Zviceran fillimisht familjes se Astrit Deharit si dhe mua si perfaqesues ligjore i familjes Dehari.
Prokuroria per te mos e manipuluar opinionin do te duhet fillimisht te tregoj se a kane marre gjurme te ADN- se nga te burgosurit qe kane qene ne Qendren e Paraburgimit ne Prizren me 05.11.2016, a kane marre gjurme te ADN- se i gjithe stafi i Qendres se Paraburgimit ne Prizren, a kan mare gjurme te ADN-se nga ana e gardianeve dhe policeve te cilet Astrit Deharin e kan nxjerre te gjalle – me shenja jete e nga Qendra e Paraburgimig ne Prizen dhe te vdekur – pa shenja jete e kane derguar ne spitalin rajonal te Prizrenit.
Prokuroria Speciale duket qe e ka me te rendesishme qe te jep prononcime krejtesisht te panevojshme per arsyje qe vetem ata i dine dhe eshte duke tentuar qe ta luaj rrolin e nje prokurorit te mehershem i cili tenoj ta mbyll rastin me pak se dy jave pas vrasjes se Astrit Deharit.
Rasti i vrasjes se Astrit Deharit nuk do te duhet te keqperdorej nga askush dhe me se paku nga Prokuroria Speciale duke e shendruar ne beteje per opinion ne vend qe te nxerin Aktvendim per zhvillim te hetimeve ne drejtim te te gjeturave shkencore qe japin vetem nje konkludim qe Astrit Dehari eshte vrare.
Ligji thot qe palet jane te baravarta por duket qe Prokuroria kete qellimisht apo rastesisht nuk e aplikon.
#drejtesiperAstritin