75 Mall Live Search
14:27 / E Premte, 26 Prill 2019 / indeksADMonline

Ekspertiza e lirë e Sami Kurteshit, për 800 euro e rrezikoj sigurinë kombëtare

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka nxjerr në pah shkelje amatere të Komisionit Hetimor për deportimin e gylenistëve.

Përveç që asnjë nga anëtarët e këtij Komisioni Hetimor nuk i janë nënshtruar verifikimit të sigurisë, ata  madje kanë shkuar edhe shumë përtej kësaj me shkelje ligjore duke angazhuar edhe ekspert të jashtëm, që nuk është as shtetas i Kosovës dhe as punonjës i institucioneve të sigurisë, raporton IndeksOnline.

Deputeti i Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, e kishte angazhuar për t’ia bërë ekspertizën ish-asistentin e vet në kohën sa ka qenë Avokat i Popullit, i cili ka shtetësi amerikane.

Sipas burimeve brenda këtij komisionit, me kërkesë të Kurteshit ky ekspert duhej paguar për punën e tij me 800 euro bruto ose rreth 720 euro neto, pagesë kjo e cila është në proces të ekzekutimit.

Ky ekspert ishte angazhuar jashtë çdo procedure ligjore dhe pa asnjë verifikim të sigurisë, duke i krijuar qasje në operacionet e sigurisë kombëtare, si i favorizuar i ish-shefit të tij.

Bazuar në infrastrukturën ligjore, pajisje me leje të sigurisë kërkohet për çdo person që do të ketë qasje në informacionet e klasifikuara.

Varësisht nga nivel i qasjes duhet të jetë edhe niveli i lejes së sigurisë. /IndeksOnline/