Ekspertiza e vdekjes së Astrit Deharit arrin në Prokurorinë e Shtetit
Kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala, foli në një konferencë shtypi për raportin e Institutit Zviceran për rastin e Astrit Deharit.
Ai tha se raporti është pranuar sot nga Ambasada e Zvicrës, trasmeton Indeksonline.
Raporti ndodhet në zarf, i cili nuk është hapur ende. Raporti do të dërgohet për përkthim pasi nuk është në gjuhën shqipe.
Sipas tij, raporti është pranuar dje nga Ambasada e Zvicrës, ndërsa ai është pranuar sot në mëngjes nga Prokuroria e Shtetit./Indeksonline/