Ekspertja e bukurisë që bashkëpunoi me Rita Orën, po bën “namin” me vetulla natyrale në Prishtinë

Shpeshherë mes femrave thuhet se nëse fytyra i ngjan një pikture, vetullat janë konturet e saj.
Është pikërisht ekspertja e “Microblading”, Rrezarta Galica ajo e cila përmes përkushtimit të saj po bën që shumë femra të ndihen rehat sa i përket pamjes.
Me duartë e saj të arta, Galica thënë thjesht krijon art në vetullat e secilës kliente, shkruan IndeksOnline.
Nëse gjithmonë jeni ankuar për vetulla, tashmë keni një emër për t’i adresuar, “Rezarta Galica Beauty Pros”.

E thënë më ndryshe, të flasësh për vetullat është një temë e gjerë më vete pasi arrijnë të ndryshojnë paraqitjen e fytyrës , të theksojnë tiparet dhe të plotësojnë në mënyrë harmonike grimin.
Thënë shkurt, po pate vetulla të bukura, gjithmonë do të dukesh bukur.
Rrezarta e kryen detyrën e saj me plot përkushtim, dhe me plot gojën mund ta themi se puna e saj rrezon.
Në një intervistë për IndeksOnline, ajo flet për punën dhe të arriturat e saj.
“Rezarta Galica Beauty Pro është emri që i përfshin edhe vajzat që punojnë me mua. Përvojë me microblading kemi 6 vite. Dallimi prej vetullave klasike me microblading është një mënyrë e re e krijimit të çimeve, ku deponohet pigmeti dhe jep një rezultat super natyral. Pigmenti depërothet në mes dermës dhe epiderms dhe largohet me kohën. Nuk ka dhimbje gjatë procesit pasi vendoset pirësi”, ka theksuar ajo.

Galica e cila përfundoi shkollimin në Angli, tregoi për IndeksOnline se në studion e tyre mund të kryhen edhe shërbime të tjera si make up (glam, natural), eyelash extension dhe eyebroës (microblanding, lamination, tinting, shaping).
E duarve të arta të Rezartës, pa hezitim ia besoi fytyrën e saj ylli botëror, këngëtarja e famshme kosovare Rita Ora.

Ekspertja e bukurisë pohoi se e veqanta e punës së saj, saktësisht tek microblanding, qëndron tek rregullimi i këndit të vetullës ku pastaj tërhiqet edhe fytyra.
“Stili ynë është më ndryshe nga të tjerët pasi vetullat duket më natyrale për shkak të formës së këndit të drejtë të vetullës ku bënë që të tërheqet fytyra”, tregoi ajo.

Shkollimi në Angli ia mundësoi Rezartës, që tani më kontributin e saj në fushën e bukurisë e jep në Kosovë, të ketë bashkëpunime me yje botërore si, përveç Rita Orës, me Fadil Berishën, Dua Lipën, Joan Collins,Dafina Zeqirin, Altuna Sejdiun, e shumë e shumë emra të tjerë më me ndikim në botë.
Rezartagalica beautypros gjendet në Prishtinë, tek Bregu i Diellit.

Për oferta dhe termine mund të telefononi në 044 201 700.
Mos harroni, vetulla të bukura- pamje të bukur! /IndeksOnline/
