Ekspertja e referimit, Unkel kritikon gjyqtarin boshnjak: Nuk duhej të ishte penallti!

Skuadra e Real Madridit mbrëmë shënoi fitore 2:1 ndaj Marseille, në ndeshjen e parë të UEFA Champions League, në sezonin 2025/26.
Kylian Mbappe shënoi dy gola nga penalltia, shkruan Indeksonline
Penalltia e dytë nxiti shumë reagime në rrjetet sociale, madje shumë eksperta thonë se nuk bëhej fjalë për 11-metërsh.
Kështu mendon edhe ekspertja, Christina Unkel – e cila gjatë një interviste për CBS Sports Golazo tha se nuk duhej të akordohej 11-metërsh.
“Për mendimin tim, vendimi ishte i gabuar. Nuk duhej të ishte penallti”, u shpreh ajo duke treguar edhe rregullin e prekjes me dorë në zonën e 16-metërshit
/Indeksonline/
"I think the decision should be no penalty." ❌
— CBS Sports Golazo ⚽️ (@CBSSportsGolazo) September 16, 2025
Rules expert @ChristinaUnkel weighs in on the controversial winning penalty for Real Madrid 👇 pic.twitter.com/PsJcwf9tsY