Ekspertja e rregullave tregon pse VAR-i ia anuloi penalltinë Julian Alvarezit

Ekspertja e rregullave, Christina Unkel ka folur për penalltinë e anuluar të Julian Alvarezit ndaj Real Madridit mbrëmë në UEFA Champions League.
Ish-gjyqtarja e FIFA-s në emisionin “CBS Sports” thotë se sistemi VAR e ka analizuar këtë rast sepse ka rreth 26 kamera përreth, shkruan Indeksonline
“Rregulli është i thjesht dhe i drejt. Një gjë duhet ta dini se VAR-i gjithashtu ka një teknologji gjysmë të automatizuar. Në topin e Ligës së Kampionëve nuk ka çip si në Kupën e Botës, por VAR nuk e ka parë vetëm videon. Ata gjitahshtu kanë monitoruar momentin e prekjes. Teknologjia ka rreth 26 kamera që gjurmojnë lëvizjet si dhe një kamerë në top, që i jep VAR-it aftësinë për të qenë më i saktë”, u shpreh Unkel
Por, ajo gjithashtu i dha një kritikë të vogël gjyqtarit polak, Szymon Marcniak.
“Ajo që kisha dashur dhe që duhej të bëhej është se gjyqtari është dashur të shkonte te monitori për ta analizuar situatën dhe për të treguar arysen pse e anuloi penalltinë. Nëse do ndodhte kjo, atëherë nuk do kishte konfuzion te tifozët dhe lojtarët”, vazhdoi tutje ish-gjyqtarja e FIFA-s.
Real Madridi me fitoren e mbrëmshme siguroi kualifikimin në fazën çerekfinale të UEFA Champions League dhe në këtë raund do të luajë ndaj ekipit anglez, Arsenal./Indeksonline/