75 Mall Live Search
23:58 / E Martë, 01 Korrik 2025 / FR

Eksploro përvojën Galaxy Z Fold6 me Try Galaxy

Samsung hap një kapitull të ri në botën e teknologjisë me Galaxy Z Fold6, një pajisje që jo vetëm përmirëson mënyrën si punojmë, krijojmë dhe argëtohemi, por tani vjen edhe me një mënyrë të re për ta provuar, pa qenë nevoja ta keni fizikisht në duar.

Me risinë Try Galaxy", Samsung u jep mundësinë përdoruesve të përjetojnë magjinë e ekranit të palosshëm të Galaxy Z Fold6 përmes dy telefonëve të zakonshëm. Duke përdorur aplikacionin “Try Galaxy”, mjafton të lidhni dy telefona Android (ose edhe iPhone) krah për krah, për të simuluar përvojën e një ekrani të madh të palosshëm. Në vetëm disa hapa të thjeshtë, mund të shijoni tre skenarë kyç të përvojës Fold: multitasking, shikim videosh dhe Circle to Search, të sinkronizuara në kohë reale në të dyja pajisjet. Një mënyrë brilante për të kuptuar pse Galaxy Z Fold6 është shumë më tepër se thjesht një telefon.

Produktivitet i përkryer në ekranin më inteligjent ndonjëherë Galaxy Z Fold6 është ndërtuar për t’ju ndihmuar të punoni më zgjuar, jo më shumë. Me ndihmën e Galaxy AI, ky telefon transformon çdo detyrë në diçka të thjeshtë dhe efikase.

Funksioni Note Assist në Samsung Notes ju lejon të përktheni, përmbledhni dhe formatoni shënimet e takimeve në çast. Tani, edhe zëri juaj mund të transkriptohet drejtpërdrejt në tekst dhe përkthehet në gjuhën që dëshironi. Madje, nëse punoni me dokumente PDF, Galaxy Z Fold6 ofron përkthim të teksteve brenda tyre dhe përmbajtjes vizuale, pa humbur formatimin origjinal, falë veçorisë PDF overlay translation.

Në tastierën Samsung, Composer sugjeron tekste të personalizuara për email apo rrjetet sociale, duke marrë frymëzim nga postimet tuaja të mëparshme, ndërsa S Pen në
ekranin e madh ju jep kontroll total dhe krijimtari të pakufishme. Veçoria Sketch to Image e çon më tej këtë përvojë: vizatoni një ide dhe Galaxy AI e kthen atë në imazhe reale.

Krijoni dhe editoni si një profesionist

Galaxy Z Fold6 nuk është thjesht një pajisje për të parë përmbajtje, por një mjet i fuqishëm për ta krijuar atë. Me ProVisual Engine të fuqizuar nga AI, çdo foto dhe video merr trajtimin
që meriton. Përdorni Photo Assist për redaktim profesional në ekranin e madh, krijoni portrete me stil me Portrait Studio dhe bëni video të zakonshme të duken kinematografike me veçorinë Instant Slow-mo, e cila gjeneron korniza shtesë për një efekt të butë e profesional.

Me Google Gemini të integruar, Z Fold6 bëhet një asistent personal me fuqinw e vërtetë të Inteligjencës Artificiale. Mjafton të thoni “Hey Google” ose të rrëshqitni ekranin, dhe Gemini
është aty për të shkruar, planifikuar, kërkuar apo mësuar bashkë me ju, si një shok pune që nuk lodhet kurrë. Galaxy Z Fold6 është shumë më tepër se një smartphone. Është një përvojë e zgjeruar, një vegël krijimtarie, një platformë produktiviteti dhe një qendër argëtimi, të gjitha në një pajisje të palosshme, që rrotullon sytë kudo që të jeni. Dhe tani, me opsionin “Provo Galaxy”, këtë eksperiencë mund ta ndjeni në duart tuaja pa e blerë ende.

Për më shumë informacion mbi produktet Samsung, vizitoni https://www.samsung.com/al/.