Eksploziv në dyqanin e veshjeve në Tiranë
Pas verifikimeve të bëra nga ekspertët antieksploziv rezultoi se pakoja e dyshimtë pranë një dyqani veshjesh ishte sasi eksplozivi.
Sipas ekspertëve pakoja e eksplozivit ishte pa sistem aktivizimi, dhe nuk përbënte rrezik për shpërthim.
Paraditen e të mërkurës ka qënë vetë pronarja e dyqanit të veshjeve B. A që ka njoftuar policinë mbi pakon e dyshimtë. Menjëherë u bë rrethimi i zonës. Vetë pronarja e dyqanit është shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje. Mësohet se ajo ka pas kërcënim dhe 5 muaj më parë./tch