75 Mall Live Search
22:02 / E Martë, 25 Janar 2022 / AR

Eksplozivi në shtëpinë e Armando Dukës në Durrës, arrestohet autori, pronar i një biznesi

Arratia e autorit që i vuri eksplozivin në shtëpinë e kreut të FSHF-së, Armand Duka ka zgjatur vetëm 24 orë. Mbrëmjen e kësaj të marte ka rënë në prangat e policisë 34-vjeçari Arlen Hasanaj.

Report Tv mëson se Hasanaj është pronar i një biznesi privat në qytetin bregdetar, më konkretisht i kompanisë ‘Euroshop Durrës’ themeluar në korrik të 2020.

Ai u kap nga kamerat e sigurisë duke i vënë eksplozivin në derën e shtëpisë, i cili fatmirësisht përfundoi pa të lënduar, teksa mbeten të paqarta motivet apo konflikti që ka mes tij dhe Dukës që e kanë shtyrë të kryejë këtë veprim.