07:45 / E Enjte, 18 Janar 2018 / indeksADMonline

Eksportet në Shqipëri, rritje dyshifrore në 2017-en

Gjatë vitit 2017 eksportet e mallrave në Shqipëri, arritën vlerën 273 miliardë lekë, duke u rritur me 12.1%, krahasuar me një vit më parë.

Materialet e ndërtimit dhe metalet të ndjekura nga tekstilet ishin grupet që udhëhoqën rritjen dyshifrore të eksporteve në vitin që lamë pas.

Ndërsa thatësira, e cila përfshiu vendin kryesisht në gjysmën e dytë të 2017-s ndikoi negativisht në nivelin e eksporteve me 1.4%.

Importet e mallrave, sipas Institutit të Statistikave, (INSTAT) arritën vlerën 626 miliardë lekë, duke u rritur me 8.1%, krahasuar me një vit më parë. Mineralet, lëndët djegëse dhe energjia, pasuar nga produktet kimike e plastike dhanë ndikimin më të madh në nivelin e mallrave të importuara drejt vendit tonë.

Ndërsa defiçiti tregtar për këtë periudhë llogaritet 353 miliardë lekë, duke u rritur me 5.2%, krahasuar me 2016.

Shkëmbimet tregtare, për vitin 2017, me vendet e BE zënë 66.3% të gjithë tregtisë. Gjatë këtij viti, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 77.1% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 61.6% të importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë kryesorë mbeten fqinjët, Italia (36.2%) dhe Greqia (6.8%), e më pas renditen Gjermania (6.8%) dhe Kina (6.4%).