21:47 / E Hënë, 17 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ekspozimi i tepërt në Diell, i shkaktoi kancer 44 vjeçares

Nëna e dy fëmijëve, Anthea Smith, 44 vjeçe nga Bolton kishte pasur një melanoma në vesh i cili kishte shkaktuar kancerin.

Pasi që ishte diagnostifikuar me kancer ajo ishte dashur t’i nënshtrohej një operimi për amputimin e veshit, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Anthea që e vogël ishte e varur nga rrezet e Diellit dhe që në moshën 14 vjeçare kishte filluar të përdorë kremëra për mbrojtje nga rrezet e Diellit.

Ajo gjithnjë kishte dëshirë të rrezitej dhe nuk kishte njohuri për rrezikun që mund t’i shkaktonin rrezet e Diellit, derisa një ditë asaj filloi t’i shfaqej një pikë e zezë tek veshi i majtë.

Pas një kohë ajo vizitoi mjekët dhe ata konstatuan se Anthea kishte një melanoma që kishte arritur në fazën e tretë.

Duke qenë se nuk kishin zgjidhje tjetër mjekët u detyruan që t’i amputonin veshin Antheas.

Ajo sot ndjehet me faj për shkak të pakujdesisë së saj.

Ndër sfidat e saj më të vështira ishte adaptimi i saj me vetëm një vesh./Indeksonline/