18:41 / E Martë, 02 Qershor 2020

Ekspozitë kolektive e studentëve në Fakultetin e Edukimit në UGJFA

Në ueb faqen e Fakultetit të Edukimit në UGJFA, u hap ekspozita kolektive e studentëve nga programi parashkollor, e kuruar nga profesori Ilir Muharremi dhe ass Faton Mazreku. Ekspozita u organizua në kuadër të lëndëve: Metodologji e arteve figurative dhe Punëdore me modelim.

Në ekspozitë janë prezantuar piktura, skulptura si dhe  punime punëdore. Me këtë ekspozitë dëshmohet  se studentët kanë fituar njohuri për elementet e arteve figurative duke u nisur nga vija, forma, ngjyra, stili si dhe metodologjia e arteve figurative. Ndërsa, te punimet punëdore studentët kanë prezantuar punime me materile të ndryshme si: letra, disa lloje te letrës, stiropori, pambuku dhe druri. Ata kanë punuar veshjet tradicionale shqiptare nga rajonet e ndryshme të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Kjo njëherësh është ekspozita e parë virtuale e organizuar nga profesori Muharremi dhe ass Mazreku.

Mos i humb