14:24 / E Mërkurë, 20 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ekspozitë me punimet artistike dhe artizanale të të burgosurve

Sot në ndërtesën e Qeverisë, ish- Pallati i Rilindjes,  për nder të shënimit të njëzetvjetorit të themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, në kuadër të aktiviteteve kulturore, SHKK-ja ka hapur një ekspozitë me punimet artistike dhe artizanale të të burgosurve.

Paraprakisht ekspozita ishte hapur në shtëpinë e kulturës “Adem Jashari” në Istog, në qendrën e kulturës “Tahir Sinani” në Lipjan, për të përfunduar në Prishtinë.

Në këto ekspozita u prezantuan punimet, në të cilat personat e burgosur shprehin botën e tyre të brendshme apo edhe pendimin në lidhje me atë që u ka ndodhur.

Punimet e tyre paraqesin qartë, se këta persona tani mendojnë dhe sillen ndryshe, si edhe janë të përgatitur për riintegrimin e tyre në shoqëri.

Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar që të luajë rolin e saj për t’u ndihmuar të të burgosurve që të ndryshojnë pozitivisht dhe të përgatiten për riintegrim në shoqëri, si individë të përgjegjshëm dhe të dobishëm për shoqërinë dhe rrethin ku do të jetojnë.