Ekspozitë përkujtimore për heronjtë e kombit, Rexhep Rexhepi dhe Beqir Rexhepi në Fakultetin e Arteve

Me rastin e 22 vjetorit të rënies së dëshmorëve të UÇK-së kushtuar “Heronjëve të Kombit” Rexhep Rexhepi dhe Beqir Rexhepi, është organizuar ekspozita përkujtimore.
Ekspozita u organizua nga studentët e Fakultetit të Arteve, shkruan Indeksonline.
Aty morën pjesë shumë familjarë të dëshmorëve dhe janë rikujtuar momentet e fundit të betejës në Likoshan-Çirez.
Ekspozita është mbajtur në Muzeun Kombëtar të Kosovës./Indeksonline/








