Ekspozonte armën në rrjete sociale, policia arreston një të dyshuar në Skenderaj
Bazuar në informatën se një person ishte shfaqur në rrjetet sociale, duke ekspozuar një armë, hetuesit policorë në Skenderaj kanë ndërmarrë veprime hetimore ndaj një të dyshuari.
Si rezultat është identifikuar dhe lokalizuar personi në fjalë, teksa dje është realizuar bastisje në shtëpinë e tij, në zonën e Skenderajt, shkruan IndeksOnline.
Policia bën me dije se gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar tri armë të shkurtra (pistoleta), dy armë të gjata dhe 734 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
“I dyshuari është intervistuar për posedim të paautorizuar të armëve dhe posedim te armëve me autorizim të skaduar. Në konsultim me prokurorin, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar rast penal për veprën: “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në njoftimin e policisë.




