06:41 / E Hënë, 16 Tetor 2017 / indeksADMonline

Ekstradohen nga Anglia, vuajnë dënimin në Shqipëri

Tre shqiptarë të dënuar në Angli për vepra të ndryshme penale janë ekstraduar në Shqipëri, ku do të vuajnë pjesën e mbetur të dënimit të marrë nga drejtësia britanike.

Mediat shqiptare bëjnë të ditur se të ekstraduarit janë të dënuar për vrasje, trafik droge dhe marrëdhënie seksuale me dhunë.

Drejtësia britanike ka pranuar kërkesat e tyre që të transferohen e të vuajnë dënimin në burgjet shqiptare dhe pas kësaj, Interpol Tirana ka bërë ekstradimin e tyre, përcjell albinfo.ch.

Të ekstraduarit janë Masimo Fishti, 37 vjeç, nga Tirana, i dënuar me 21 vite burg për vrasje, Sadri Lika, 38 vjeç, nga Durrësi, i dënuar me 20 vjet burg për trafik droge, dhe Edison Mulaj, 21 vjeç, nga Kukësi, i dënuar me 12 vjet burg për përdhunim e grabitje.