Ekstradohet nga Angli në Kosovë, kishte urdhëarrest për veprën penale ‘’ “Vrasje në tentativë”
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datë 15.01.2026 ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë.
I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet Angleze pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për veprat penale “Vrasje në tentativë dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre Angleze, dhe pas ekstradimit i dyshuari u është dorëzuar njësiteve përkatëse policore për vazhdim me procedurat tjera ligjore./Indeksonline/

