75 Mall Live Search
15:12 / E Martë, 02 Korrik 2024 / S Z

Ekstradohet nga Franca personi i kërkuar për “Vrasje në tentativë”

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Stacioni Policor në Viti në bashkëpunim me ILEC-un dhe njësite të tjera të Policisë së Kosovës, përmes aeroporti ndërkombëtar të Shkupit me datën 01.07.2024 ka realizuar ekstradimin nga shteti i Francës të dyshuarin A.R. mashkull kosovar i lindur me 1995.

Ai ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore për vuajtje të dënimit me dënim burgimi prej dy vjet e katër  muaj për veprat penale ‘’Vrasje në tentativë’’ dhe ‘’Armëmbajtje pa leje’’.

Personi i kërkuar pas përfundimit të procedurave ligjore është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave”, thuhet në njoftim.