75 Mall Live Search
12:47 / E Diele, 10 Gusht 2025 / Gj. Sh

Ekstradohet nga Italia 32-vjeçari i dyshuar për ndikim të paligjshëm ndaj zyrtarëve publikë

Interpol Tirana në bashkëpunim me homologët e Romës ekstraduan nga Italia një shtetas të kërkuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në kuadër të operacionit “The Wanted”, u finalizua ekstradimi nga Italia në Shqipëri, i shtetasit Edison Cukaj alias Edison Gjoka, 32 vjeç.

Shtetasi Edison Cukaj alias Edison Gjoka, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në prill 2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në përfundim të procedurave në Komisariatin e Policisë Rinas, shtetasi Edison Cukaj alias Edison Gjoka, iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.