75 Mall Live Search
14:24 / E Martë, 30 Janar 2024 / k.v

Ekstradohet nga Italia kosovari i dënuar me 3 vjet burgim

Nga Italia sot është ekstraduar në Kosovë i kërkuari F.A., (1984), raporton IndeksOnline.

I njëjti është i dënuar nga autoritetet kosovare me tri vjet burgim për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës:

Me datën 30.01.2024 nga shteti i Italisë është ekstraduar personi F.A. (viti i lindjes 1984, mashkull kosovar shqiptar). Ai ishte i kërkuar me urdhëresës gjyqësore me dënim burgimi prej tri (3) viteve për veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’. Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.