75 Mall Live Search
08:57 / E Martë, 20 Prill 2021 / AR

Ekstradohet nga Shqipëria i dyshuari për vrasjen e Haxhi Ahmetit, me eksploziv në Gjakovë

Është ekstraduar nga autoritetet e Shqipërisë i dyshuari për vrasjen e Haxhi Ahmetit nga Gjakova, pasi që kishte montuar një eksploziv në pragun e shtëpisë së tij, në Smolicë në vitin 2018, shkruan Indeksonline.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Sipas këtij raporti, i ekstraduari dyshohet për veprën penale të “vrasjes së rëndë” dhe “përdorim të armës apo mjetit eksplodues”.

I njëjti me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Vrasja në Smolicë më profesionalja e kryer ndonjëherë në Kosovë

“Fsh. Smolicë, Gjakovë 14.10.2018-08:00.  Në lidhje me rastin më 19.04.2021  nga autoritetet e R. Shqipërisë është ekstraduar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, nën dyshimin se i njëjti kishte kryer veprën penale të lartë-cekur. I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.   

I dyshuari, ia kishte vendosur eksplozivin viktimës në derë të shtëpisë.

Në muajin tetor të vitit 2018, në Smolicë të Gjakovës, 61-vjeçari Haxhi Ahmeti ishte vrarë sapo kishte hapur derën e shtëpisë, si pasojë e atij shpërthimi.