75 Mall Live Search
11:52 / E Enjte, 15 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ekstradohet shqiptari, që u merrte para njerëzve për t’i çuar në të ‘zezë’, në SHBA

Shqiptari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për kalimin e paligjshëm të shqiptarëve drejt SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe Kanadasë është ekstraduar nga Italia.

I ekstraduari është shtetasi E. S., 27- vjeç, banues në Durrës. Ai ishte shpallur në kërkim gjatë megaoperacionit të koduar “One If – By Land”, që synonte goditjen e kontrabandimit të personave me qëllim emigrimin drejt SHBA-së, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar, me karta identiteti të falsifikuara, kundrejt pagesës deri në 25.000 dollarë.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të një vendimi penal të vitit 2018, të Gjykatës  së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë: “Arrest në burg”, për veprën penale: “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal” – informon policia.