15:00 / E Enjte, 28 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ekstremistëve serbë tash u ka mbetur vetëm Putini i largët

Kryetari i lëvizjes nacionaliste serbe të veriut të Kosovës “Otadzbina” i ka shkruar letër Vlladimir Putinit, përmes të cilës i është kërcënuar drejtpërdrejt Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiqit, duke i thënë se do ta gjejë fati i Zoran Gjingjiqit, i cili e pësoi me jetë përmes një atentati.

„Fati tragjik që e ka gjetur kryeministrin e ndjerë të Serbisë Zoran Gjingjiqin, qartë i tërheq vërejtjen Aleksandar Vuçiqit se çka ndodh me ata që nuk i përmbushin premtimet“, – ka thënë ndër të tjera Ristiqi në letrën drejtuar Putinit!

Mediat serbe sot kanë shkruar për këtë letër, duke thënë se megjithatë Putini gjendet larg Kosovës!

Sllavisha Ristiqi është i njohur për lidhjet e tij me rusët.

Gjithashtu, ai është deputet i Kuvendit të Serbisë me levizjen “Dveri”.