75 Mall Live Search
17:59 / E Diele, 11 Maj 2025 / Z S

Ekstremizmi apo padrejtësia? Rasti i Muhamet Likës nën lupën e ‘Piranjave

Emisioni investigativ “Piranjat”, i transmetuar në Syri TV, ka publikuar së fundmi një kronikë me titullin “Qyteti i Ekstremistëve”, duke hedhur dritë mbi detaje të reja rreth vrasjes së rreshterit Muhamet Lika në Kaçanik.

Materiali shqyrton nga afër sfondin e ngjarjes dhe sjell dëshmi që kundërshtojnë versionin zyrtar të autoriteteve.

Një ndër zërat kryesorë në kronikë është babai i të dyshuarit kryesor, Rejan Bela – një i ri i arrestuar nën dyshime për përfshirje në ekstremizëm fetar.

Ai deklaron se djali i tij ka qenë në shtëpi në momentin e ngjarjes: “Djalin e kam pasur në shtëpi,” shprehet ai për “Piranjat”, duke vënë në dyshim akuzat ndaj të birit.

Emisioni ngre pyetje serioze mbi hetimin zyrtar dhe kërkon që rasti të shqyrtohet me më shumë transparencë./Indeksonline/