17:38 / E Shtunë, 05 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ekuador, shefi i taksive arrestohet për pengim të transportit publik

Disa drejtues të sindikatave të transportit dhe një shofer taksie janë arrestuar në Ekuador, pasi kanë hyrë në grevë të përgjithshme, e cila ka paralizuar vendin.

Transportuesit kanë bllokuar vendin e Amerikës së Jugut për shkak të çmimeve të karburantit.

Autoritetet e Ekuadorit po transportojnë civilë me automjete ushtarake.

Presidenti Lenin Moreno, i cili shpalli një gjendje të jashtëzakonshme për shkak të grevës, u zotua të mos mbështesë vendimin për heqjen e subvencioneve të karburantit, i cili dyfishoi çmimet e naftës gjatë natës dhe rriti ndjeshëm çmimet e benzinës.

Ai tha mbrëmë se subvencionet ishin të dëmshme për ekonominë, pasi ato kushtuan miliarda gjatë shumë viteve.

Rrugët e kryeqytetit, Kito, janë të mbushura me njerëz që mund të ecin vetëm  këmbë për shkak të grevës.

Qeveria tha se rreth 350 persona u arrestuan për bllokimin e trafikut, pengimin e transportit publik dhe sulm ndaj policisë.

Qeveria tha se kreu i taksistëve shtetëror Jorge Calderon u arrestua për paralizimin e transportit publik, si dhe dy zyrtarë rajonalë.