75 Mall Live Search
12:33 / E Premte, 11 Korrik 2025 / H F

Ekzaminimi psikiatrik i Naim Murselit, reagon vëllai i Liridona Ademajt

Familja e Liridona Ademajt ka mirëpritur raportin e Forenzikës në lidhje me të dyshuarin për vrasjen e Liridonës, Naim Murseli.

Vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj ka shkruar se presin gjykim të drejtë dhe profesional.

“Ne si familje e mirëpresim raportin e Forenzikës në lidhje me rastin e vrasjes së Liridonës tonë dhe shpresojmë që gjykata do të vazhdojë të procedojë shpejtë me rastin ashtu siç ka bërë deri më tani. Ne duam drejtësi të shpejtë. profesionale, pa gabime dhe vendosshmëri nga ana e gjykatës që të mos lejojë që ky rast të zvarritet me vite”, ka pohuar ai, përmes një postimi në Facebook.

Ai po ashtu ka njoftuar se seanca e radhës do të mbahet të hënën më 14 korrik në ora 09.00.

Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka përfunduar ekzaminimin psikiatrik të të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli.

Në raportin që është publikuar në media, tek i ekzaminuari Naim Murseli nuk është konstatuar ndonjë çrregullim mendor apo apo sëmundje mendore e karakterit të përkohshëm apo të përhershëm.

Raporti konstaton se Murseli pjesë në seancën gjyqësore, është i aftë për të mbrojtur veten, të kuptojë akuzën dhe të përballet me gjykimin.