75 Mall Live Search
09:12 / E Shtunë, 22 Maj 2021 / A. M.

Ekzekutimi i 38-vjeçarit në Shqipëri/ 17 persona të shoqëruar, viktima ishte i armatosur

Detaje të tjera kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 38-vjeçarit, Delon Troqe, në Vlorë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 00:50 të mbrëmjes së djeshme në lagjen “Pavarësia”, pranë servisit të vëllait të viktimës.

Policia lokale ka sqaruar se fillimisht 38-vjeçari mbeti i plagosur rëndë dhe ndërroi jetë në spital pak momente më vonë.

“News 24” raporton se viktimës i është gjetur në trup një armë tip pistoletë, ndërsa policia ka shoqëruar 17 persona.

Po ashtu mësohet se janë sekuestruar kamerat e sigurisë. Ndërkohë, policia po heton si pistë kryesore, konfliktet e mundshme që 38-vjeçari mund të ketë pasur në Spanjë, vend nga i cili kishte ardhur pak kohë më parë.