Ekzekutimi i Astrit Kalasë në sallën e gjyqit/ “Blindohet” gjykata, sot seancë mbi masën e sigurisë për 3 të arrestuarit

Zhvillohet sot seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë ndaj tre të arrestuarve në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, në ambientet e Gjykatës së Apelit.
Gazetarja e Top Channel, raporton se masa të shtuara sigurie janë vendosur në gjykatë gjatë zhvillimit të seancës ndaj Elvis Shkambit, Gjon Shkambit dhe Banush Koxhajt.
Elvis Shkambi akuzohet si autor i dyshuar i vrasjes së gjyqtarit Kalaja, e cila ndodhi në sallën e gjyqit më 6 tetor, në një ngjarje pa precedent që ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik dhe në sistemin e drejtësisë.
Ndaj xhaxhait të tij, Gjon Shkambi, rëndon akuza ‘vrasje në bashkëpunim’, ndërsa për punonjësin e sigurisë, Banush Koxhaj rëndon akuza ‘shpërdorim detyre’.