11:29 / E Martë, 17 Tetor 2017 / indeksADMonline

Ekzekutimi i gazetares, Assange jep shpërblim prej 20 mijë euro për gjetjen e vrasësit

Pas ekzekutimit të gazetares investigative të skandalit të “Panama Papers”, ka reaguar Julian Assange, themeluesi i Wikileaks dhe publikuesi i një sërë “bombash” lidhur me personalitete të larta.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter”, ai ofron shpërblim lidhur me ata që do të japin informacione që do të çojnë në kapjen e autoreve të krimit barbar.

“I zemëruar të dëgjoj se gazetarja investigative malazeze dhe blogerja Daphne Caruana Galicia është vrarë këtë pasdite jo shumë larg shtëpisë së saj me një bombë në makinë. Jap një shpërblim prej 20 000 € për informacionin që shpie në dënimin e vrasësve të saj”, shkruan Assange.

Daphne Caruana Galicia u vra nga shpërthimi i një bombe në makinën e saj, pranë shtëpisë. Gazetarja ka raportuar për figurat udhëheqëse dhe ato të nëntokës në vendin më të vogël anëtar të Bashkimit Evropian. Sipas mediave të huaja, shkrimet e saj më të fundit kanë goditur kryeministrin e Maltës, Joseph Muscat, dhe dy prej bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, duke lidhur kompani jashtë vendit, të afërta me ta, me shitjen e pasaportave malteze dhe me pagesa nga qeveria e Azerbajxhanit.