75 Mall Live Search
09:25 / E Premte, 07 Maj 2021 / k.v

Ekzekutivi miraton sot planin qeverisës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ftuar sot mbledhjen e radhës të qeverisë.

Në këtë mbledhje pritet të miratohet planprogrami i qeverisë, transmeton IndeksOnline.

Mbledhja është ftuar për në orën 15:00 ndërsa opozita që disa javë ka hedhur kritika në adresë të qeverisë për mos prezantim të plan programit qeverisës.

Javën e kaluar kryeministri Kurti kishte premtuar që së shpejti plan programi do të jetë gati./IndeksOnline/