75 Mall Live Search
14:27 / E Enjte, 31 Korrik 2025 / k.v

Ekzekutohen pagat me rritje për shërbyesit publikë

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se sot janë ekzekutuar pagat me rritje prej +55 euro për 84,230 shërbyes publikë nëpër organizatat buxhetore.

Kujtojmë se kjo është faza e dytë e rritjes vjetore prej 110 €, e ndarë në dy pjesë: +55€ nga janari 2025 dhe +55€ nga korriku 2025.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve thotë se mbetet e përkushtuar në zbatimin e politikave që kanë për qëllim mirëqenien e qytetarëve.