Ekzekutohen pagesat e para për lehonat në Kosovë, sa është numri

Sot është bërë ekzekutimi i pagesave për lehonat, për gjithsej 2,158 përfituese.
68 aplikuese kanë pasur të dhëna të pasakta, andaj përmes eKosova do të njoftohen që të përmirësojnë të dhënat, dhe muajin vijues do të pranojnë pagesën edhe për muajin shtator, retroaktivisht, pasi të kenë përmirësuar të dhënat e nevojshme.
Lajmi është dhënë nga ministri i Financave, Hekuran Murati./Indeksonline/