17:47 / E Enjte, 17 Janar 2019 / indeksADMonline

Ekzekutohet “kumbari” i drogës

Një komunist i quajtur Cai Dongjia ishte formuesi i fshatit Boshe në provincën Guangdong. Ai  e përdori fuqinë e tij për të prodhuar “crystal meth” të njohur edhe si methamphetamine.

Për rreth 6 vite, fshati Boshe nisi të njihej si “ fshati i drogës” dhe aty prodhohej një e treta e “crystal meth” e tërë shtetit. Në këtë fshat kishte gjithsej 77 fabrika ku prodhohej ky lloj kristali.

Dongjia u kap nga policia në moshën 55 vjeqare në vitin 2013 gjatë aksionit më të madh të drogës në Kinë dhe në gusht të vitit 2018 gjykata mori vendim për ekzekutimin e tij.