Ekzekutohet në Laç 60 vjeçari, gjendet një makinë e djegur

Këtë të hënë është ekzekutuar me armë zjarri 60 vjeçari Xhelal Reçi i cili njihet si pronar i një butiku dhe i një bar kafeje në Laç.
Ndërkohë në afërsi të lumit është gjetur një makinë e djegur e cila dyshohet se mund të jetë e autorëve.
Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së.
“Rreth orës 07:23 ,në afersi të një banke, në qytet Laç, Kurbin. në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Xh.R. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit. Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë.