07:59 / E Mërkurë, 02 Dhjetor 2020 / OSH

Ekzekutohet në makinën e tij 27 vjeçari, u qëllua nga 10 plumba në Vlorë

Mbrëmë rreth orës 21:00 ka ndodhur një atentat   në aksin Orikum – Llogara në Dukat-Fushë, ku si pasojë ka mbetur një viktimë.

Viktima është një 27-vjeçar ndaj makinës të së cilit është qëlluar mbi 10 herë.

27-vjeçari mësohet se sapo kishte lënë te fejurën te prindërit dhe po shkonte te të afërmit e tij.

Policia ka zbardhur detaje të reja nga atentati në Vlorë ku është vrarë Benjamin Bezhanaj.

Ka qenë një qytetar që ka njoftuar policinë mbi atentatin dhe më pas policët kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku dhe kanë gjetur të pajetë 27-vjeçarin. Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Më 01.12.2020, rreth orës 21:00, në Sallën operative – Vlorë ka ardhur një  telefonatë nga një qytetar se në Fushë- Dukat, Orikum një automjet ka ndaluar në rrugë dhe brenda tij ka një person të pajetë. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë dhe kanë konstatuar të pajetë shtetasin B.B., rreth 27 vjeç, dyshohet ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.

Shërbimet e Drejtorisë vendore të policisë Vlorë dhe të  Stacionit të policisë – Orikum kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë… po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve“, thotë policia.