Ekzekutohet në qendër të Los Anxhelosit aktori i njohur amerikan

Johnny Wactori, aktori i njohur nga telenovela amerikane “General hospital”, është vrarë në rrugë në Los Anxhelos. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3:25 të mëngjesit të së shtunës.
Dyshohet se tre persona kanë tentuar të vidhnin diçka në veturën e tij duke e qëlluar më pas aktorin që arriti te vetura e tij.

37- vjeçari u bë shumë i famshme me rolin e njohur si Brando Corbin në serialin “General hospital”.
Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë dhe ende nuk janë arrestuar./Indeksonline/